
Universiteti i Tiranës marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ndërkombëtar Danubius në Rumani
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka nënshkruar një Memorandumi Mirëkuptimi me Rektorin dhe Drejtorin Ekzekutiv të Universitetit Ndërkombëtar Danubius, Rumani, Prof. Dr. Steve O. Michael.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka nënshkruar një Memorandumi Mirëkuptimi me Rektorin dhe Drejtorin Ekzekutiv të Universitetit Ndërkombëtar Danubius, Rumani, Prof. Dr. Steve O. Michael.
Ky memorandum synon të krijojë një kuadër të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në arsimin e lartë.
Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Ndërkombëtar Danubius kanë bashkëpunuar më herët në kuadër të programit Erasmus+, përmes shkëmbimeve të personelit, duke forcuar lidhjet ndërmjet dy institucioneve dhe duke krijuar një bazë të mirë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit.
Në vijim të këtij bashkëpunimi, palët shprehën interes për të eksploruar mundësi të reja, përfshirë zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit.
Universiteti i Tiranës ka ndërtuar ndër vite një bashkëpunim të qëndrueshëm me institucionet e arsimit të lartë në Rumani, përmes 5 marrëveshjeve Erasmus+ dhe 4 marrëveshjeve dypalëshe, të cilat mbështesin mobilitetin akademik, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e partneriteteve institucionale.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërmjet dy universiteteve dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit.
Burimi ATSH



















