Përcaktohen përgjegjësitë dhe roli i Ministrisë së Administratës Publike

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e plotë të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike.


Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e plotë të fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike. Sipas këtij akti, misioni kryesor i këtij dikasteri mbetet “zhvillimi i një administrate publike profesionale, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt rezultateve”, si dhe “përmirësimi i cilësisë dhe aksesit në shërbimet publike, forcimi i pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies”.

Sipas vendimit, misioni i kësaj ministrie është zhvillimi i një administrate publike profesionale, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt rezultateve, si dhe përmirësimi i cilësisë dhe aksesit në shërbimet publike.

Ministria do të jetë përgjegjëse për hartimin dhe bashkërendimin e politikave për organizimin, funksionimin dhe modernizimin e institucioneve të administratës publike, si dhe për menaxhimin e burimeve njerëzore, përfshirë rekrutimin mbi bazën e meritës, zhvillimin e karrierës, vlerësimin e rezultateve në punë dhe formimin profesional.

Një tjetër fushë përgjegjësie lidhet me politikat e pagave, trajtimet e tjera financiare dhe përfitimet e të punësuarve në institucionet e administratës publike. Ministria do të hartojë gjithashtu rregulla dhe metodologji për vlerësimin e performancës institucionale dhe do të monitorojë zbatimin e tyre.

Vendimi parashikon edhe monitorimin e standardeve të shërbimeve publike, duke përfshirë cilësinë, afatet, aksesin, informimin dhe përvojën e qytetarëve. Po ashtu, ministria do të koordinojë politikat për thjeshtimin e procedurave administrative dhe reduktimin e barrës për qytetarët.

Në kompetencat e saj përfshihen garantimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në procedurat administrative vendimmarrëse, rritja e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së administratës shtetërore, si dhe nxitja e ndërveprimit mes institucioneve publike, individëve dhe grupeve të interesit.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, ministria do të drejtojë dhe bashkërendojë hartimin e politikave dhe akteve ligjore e nënligjore për parandalimin e tij, përfshirë identifikimin, vlerësimin dhe minimizimin e rreziqeve në sektorët me risk.

Sipas vendimit, ministri përgjegjës për administratën publike do të ushtrojë edhe rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, si dhe do të jetë bashkëdrejtues i Komitetit Shumëpalësh të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Ministria do t’i ushtrojë funksionet e bashkërendimit dhe monitorimit në bashkëpunim me ministritë dhe institucionet përgjegjëse, duke respektuar kompetencat e tyre, pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe autonominë e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Doganat forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër krimit ndërkufitar

Administrata Doganore vijon bashkëpunimin rajonal me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkufitar, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Doganat forcojnë bashkëpunimin rajonal kundër krimit ndërkufitar

Administrata Doganore vijon bashkëpunimin rajonal me autoritetet ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkufitar, përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional…