Paketa e re fiskale, Rama: Dividenti do të tatohet me 15%, taksë më e ndershme mbi fitimin ndaj biznesmenëve të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot disa risi në kuadër të paketës së re fiskale për vitin 2027.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot disa risi në kuadër të paketës së re fiskale për vitin 2027.

Sipas kreut të qeverisë, masat e shpallura synojnë të lehtësojnë barrën për shtresat me të ardhura më të ulëta, të forcojnë formalizimin e ekonomisë dhe të luftojnë evazionin fiskal.

Kreu i qeverisë tha se praktika e re e pasqyrës së çmimeve do të zgjerohet dhe do të fuqizohet për të garantuar që ulja domethënëse e çmimeve të shportës të jetë e mbrojtur nga abuzuesit e mëdhenj.

Së dyti, Rama nënvizoi se “rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së si një kompensim i ndershëm kontributesh nëpërmjet rishpërndarjes, ose e thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës, të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm”.

Së treti, Rama bëri me dije se do të rritet norma e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, teksa shtoi se normat e tatimit mbi fitimin e sipërmarrjes nuk do të rriten.

“Dëgjojeni mirë, ndryshe nga sa ju rrokasin ekranet e korruptuara dhe portalet e paguara ne i tatojmë të mëdhenjtë, pra biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej 10 e më shumë vitesh. Por sot rrisim ama në normën më të lartë që ka rajoni edhe tatimin mbi dividentin e tyre, i cili duke shkuar nga 8% në 15% i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre në funksion përsëri të lehtësimit të atyre që kanë më pak”, tha ai.

Një tjetër risi sipas tij lidhet me tatimin mbi pagat. Sipas kryeministrit, pragu për aplikimin e tatimit mbi pagën do të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja, një ndryshim që pritet të prekë rreth 32 mijë tatimpagues.

“Ulim barrën tatimore. Të vjen natyrshëm buzëqeshja, sepse janë 32.000 tatimpagues që janë pjesë vitale e shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje. Rritjen e pragut sipër tatimit mbi pagën nga 200.000 në 300.000 lekë të reja. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje, sot rritja e ekonomisë na jep mundësi”, tha ai.

Së pesti, kreu i qeverisë theksoi se “vendosim një prag të ri tatimi mbi pagën 700.000 lekë të reja, ku norma e tatimit bëhet 30% në radhë të parë, si një instrument për t’i mbyllur shtegun evazionit të dividentit”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Do të jem në krye të detyrës deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, si dhe…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të jem në krye të detyrës deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, si dhe…