
Rama: Nga mishi te ushqimet për foshnje, ulet nga 20% në 6% TVSH-ja për 54 produkte bazë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të ulë normën e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, për 54 produkte.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të ulë normën e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, për 54 produkte.
Në një mesazh për qytetarët, Rama tha se kjo nismë synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare, duke e lidhur atë me rritjen ekonomike dhe mundësitë financiare të vendit.
“Lajmi i parë në radhën e lajmeve të mira që kam sot për familjet e zakonshme të këtij vendi është se falë pikërisht rritjes së ekonomisë dhe të mundësive jemi gati për të hedhur një hap të shumëdëshiruar dhe të shumëpritur prej të gjitha familjeve të zakonshme. Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6% për 54 produkte ku përfshihen mishi, peshku, bulmeti, vezët, mielli, vajrat, sheqeri, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat”.
Kryeministri Rama tha se “vetëm me këtë lëvizje ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë euro në vit për që deri më sot i kaloni shtetit përmes TVSH 20%”.
Burimi ATSH



















