Rama: Buxheti i shtetit kalon pragun e 10 miliardë eurove

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për herë të parë në histori buxheti i shtetit shqiptar kalon pragun e 10 miliardë eurove.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për herë të parë në histori buxheti i shtetit shqiptar kalon pragun e 10 miliardë eurove.

“Edhe e vetme kjo shifër mjafton për t’u thënë të tërë atyre që duan ta mbulojnë dritën e progresit të Shqipërisë me shoshën e urrejtjes dhe xhelozisë se Shqipëria rritet dhe ekonomia e saj gjithashtu”, u shpreh Rama në mesazhin e sotëm drejtuar shqiptarëve mbi rezultatet e ekonomisë që rritet sikundër edhe drejtuar studentëve.

Rama kujtoi se vetëm tre ditë më parë kishte deklaruar se pas paketës së re ligjore për dhunën dhe anarkinë urbane do të bënte me dije drejtpërdrejtë dhe masat e reja për lehtësimin e pikërisht familjeve të zakonshme jo si premtime por si vendime të qeverisë në kuadrin e buxhetit të ri të shtetit për vitin 2027.

Projektbuxheti i ri i ka kaluar sot për diskutim dhe miratim Kuvendit.

Kryeministri detajoi se ekonomia shqiptare vazhdon të jetë ndër më dinamiket në rajon me një ecuri të lartë dhe të qëndrueshme dhe me rritje të nivelit të të ardhurave reale për të gjitha shtresat e popullsisë.

“Prekja e pragut prej 30 miliardë eurosh të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar ku 10 vjet më parë ky prodhim ishte tek 10 miliardë euro ilustron besnikërisht panoramën optimiste të ekonomisë. Prandaj në buxhetin e vitit 2027 dhe programin buxhetor afatmesëm, i cili përkon me pjesën e dytë të mandatit tonë pikërisht 2027-2029 ne kemi planifikuar një sërë masash shumë ambicioze të politikës ekonomike, fiskale dhe sociale”, u shpreh Rama.

“Mesazhi im është shumë i qartë, besoj për të gjithë. Ne duam më shumë biznese, më shumë kompani, më shumë investime private, të vogla, të mëdha, vendase dhe të huaj. Ne duam po ashtu sa më shumë njerëz të pasur në Shqipëri, sepse problemi nuk janë asnjëherë të pasurit, është hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë shumë pak”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “ne mbetemi partizanë të taksimit të ndershëm. Kush fiton më shumë, paguan më shumë dhe jemi këtu për të zbutur sa të mundemi hendeqet sociale që krijon transformimi i shpejtë ekonomik”.

“Qëllimi im është që çdo vit shqiptarët të marrin më shumë nga rritja ekonomike e Shqipërisë dhe çdo vit e kemi rritur volumin e rishpërndarjes së fryteve të rritjes ekonomike, duke shfrytëzuar çdo mundësi të re të buxhetit pasardhës për paga, investime, shpenzime sociale. Ashtu si kundër pikërisht sepse ekonomia na e ka dhënë mundësinë jemi zotuar që në këtë rishpërndarje rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës deri në fund të mandatit të katërt. Në janar pensionistët do ta riverifikojnë këtë zotim në pensionin e tyre të parë të vitit të ardhshëm, ku rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar. E kam thënë çdo herë edhe kur kam folur për të gjithë ata që e bënë madhështore në krye të herës protestën e flamingove”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “jam shumë i vetëdijshëm për presionin e rritur të kostos së jetesës së përditshme mbi familjet e zakonshme nga rritja e çmimit të karburant dhe ushqimeve apo rritja e kostos për më të rinjtë në këtë transformim ekonomik i cili duhet me çdo kusht dhe me çdo mjet hap pas hapi të ekuilibrohet”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Do të jem në krye të detyrës deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, si dhe…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të jem në krye të detyrës deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm

Kryeministri Edi Rama u drejtoi sot qytetarëve shqiptarë një mesazh mbi ecurinë e ekonomisë dhe zhvillimin e vendit, si dhe…