Strehimi social me modelin 30%–40%–30%, si do të ndahen banesat
Modeli i ri i zhvillimit të strehimit social synon të rrisë mundësitë për sigurimin e banesave të përballueshme dhe krijimin e lagjeve të integruara, ku strehimi ndërthuret me shërbimet, transportin dhe mundësitë e punësimit.

Ligji i ri për strehimin social parashikon modelin 30% – 40% – 30%, që ndan banesat në tri kategori.
Sipas parashikimeve ligjore, 30% e banesave parashikohen për familjet në nevojë për strehim social, 40% për banesa të përballueshme për të rinjtë, studentët dhe familjet e reja, ndërsa 30% për tregun e lirë, me synim mbështetjen e qëndrueshmërisë financiare të projekteve.
Pjesë e kësaj qasjeje është edhe platforma kombëtare “Hap një Derë”, e cila synon të lehtësojë identifikimin e banesave të disponueshme dhe aksesin në skemat e qirasë së subvencionuar.
Në kuadër të programit parashikohet që shteti të mbulojë 50% të vlerës së kontratës së qirasë për përfituesit që plotësojnë kriteret përkatëse.
Qeveria synon përmes kwsaj politike ta trajtojë strehimin jo vetëm si mundësi për të siguruar një banesë, por edhe si pjesë të zhvillimit të komuniteteve, duke krijuar kushte më të mira për jetesë dhe punësim.
Burimi ATSH