
Adea Pirdeni betohet si ministre e Administratës Publike
Adea Pirdeni është betuar sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre e Administratës Publike, duke marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar.

Adea Pirdeni është betuar sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre e Administratës Publike, duke marrë zyrtarisht detyrën e re në kabinetin qeveritar.
Emërimi i saj vjen pas firmosjes së dy dekreteve nga Presidenti Begaj, më 19 tetor 2026, për përfundimin e detyrës së mëparshme dhe emërimin në postin e ri. Dekret i cili u votua të enjten në Kuvend me 76 pro, zero abstenim dhe zero kundër, projektvendimi u miratua në seancën e sotme plenare.
Përmes dekretit nr. 521, Presidenti ka shkarkuar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ndërsa, me dekretin nr. 522, të së njëjtës datë, ajo është emëruar ministre e Administratës Publike.
Pirdeni ka mbajtur më herët postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Burimi ATSH



















