Malaj: Analiza e marzheve do të orientojë politikat fiskale për lehtësimin e konsumatorëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se analiza e marzheve në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimeve do të ndihmojë në orientimin e politikave fiskale me synim lehtësimin e barrës për konsumatorët.


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se analiza e marzheve në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimeve do të ndihmojë në orientimin e politikave fiskale me synim lehtësimin e barrës për konsumatorët.

Gjatë takimit me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës “Pasqyra e Çmimeve”, Malaj tha se Ministria e Financave po kryen një analizë për të kuptuar marzhet nga prodhimi ose importi deri te konsumatori final.

“Duam të kuptojmë se në cilat marzhe ne mund të ndërhyjmë me politikat tona fiskale, në mënyrë që të lehtësojmë sadopak barrën për konsumatorin e fundit”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, analiza synon gjithashtu të identifikojë sektorët që përbëjnë zinxhirin e çmimit dhe të vlerësojë nëse marzhet e aplikuara i përgjigjen realitetit të tregut apo janë abuzive.

Malaj u ndal edhe te zhvlerësimi i euros, duke theksuar se ky zhvillim ka ndikuar në të ardhurat buxhetore nga importet. Ai tha se vetëm gjatë shtatëmujorit të parë të vitit, të ardhurat në buxhet nga importet kanë qenë rreth 50 milionë euro më të ulëta.

“Presupozohet që kjo vlerë të paktën të përkthehej në çmime më të ulëta, gjë që jo vetëm nuk ka ndodhur, por nga analizat e bëra nga Ministria e Ekonomisë na rezulton që jemi me çmimet më të larta mesatare për atë grup produktesh që ne i konsiderojmë produkte të shportës dhe produkte bazike për popullatën”, deklaroi ai.

Ministri u bëri thirrje përfaqësuesve të bizneseve që të bashkëpunojnë vullnetarisht në këtë proces, ndërsa theksoi se qeveria do ta kryejë analizën e marzheve për të kuptuar më qartë mënyrën e formimit të çmimeve.

“Ne do ta bëjmë këtë analizë, ne do t’i vlerësojmë të gjitha marzhet”, tha Malaj, duke shtuar se ky informacion është i rëndësishëm për përcaktimin e politikave fiskale që synojnë lehtësimin e barrës së çmimeve për konsumatorët.

Takimi u zhvillua në kuadër të nismës “Pasqyra e Çmimeve”, e ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit për rritjen e transparencës dhe analizimin e formimit të çmimeve përgjatë zinxhirit të furnizimit. Në takim morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…