Salla: Synimi ynë që vaji shqiptar i ullirit të jetë gjithnjë e më i njohur dhe konkurrues

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot në Kuvend se vijimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit (COI) është në interes të drejtpërdrejtë të zhvillimit të sektorit të ullishtarisë dhe prodhimit të vajit të ullirit.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot në Kuvend se vijimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit (COI) është në interes të drejtpërdrejtë të zhvillimit të sektorit të ullishtarisë dhe prodhimit të vajit të ullirit.

Gjatë diskutimit të projektligjit që lidhet me vijimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë organizatë, Salla tha se Shqipëria është anëtare e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit që prej vitit 2009, ndërsa në Marrëveshjen Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës të vitit 2015 ka aderuar përmes ligjit nr. 112/2017.

Salla theksoi se ullishtaria dhe prodhimi i vajit të ullirit zënë një vend të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare, duke qenë një aktivitet tradicional dhe burim të ardhurash për fermerët dhe familjet që merren me kultivimin, përpunimin dhe tregtimin e tyre.

Sipas tij, vitet e fundit sektori ka njohur zhvillim të qëndrueshëm, me investime në teknologjinë e përpunimit, kushtet e ruajtjes dhe prodhimit, si dhe në rritjen e cilësisë së vajit të ullirit.

“Gjithnjë e më shumë vëmendja po drejtohet te cilësia, standardizimi dhe krijimi i mundësive më të mira për tregtimin e produkteve shqiptare”, u shpreh ministri.

Duke folur për rëndësinë e anëtarësimit në COI, Salla tha se organizata luan rol në përcaktimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë dhe tregtimit të vajit të ullirit dhe ullinjve të tavolinës, në zhvillimin e metodave të analizimit dhe kontrollit, si dhe në shkëmbimin e informacionit teknik dhe ekonomik mes vendeve anëtare.

Projektligji, sipas ministrit, nuk krijon një angazhim të ri ndërkombëtar për Shqipërinë dhe nuk ndryshon thelbin e marrëdhënies me Këshillin Ndërkombëtar të Ullirit. Ai synon pranimin e vendimit të Këshillit të Anëtarëve të COI-së për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes, që rregullon kohëzgjatjen dhe vijimësinë e saj.

Salla bëri të ditur se, sipas ndryshimit të miratuar më 24 qershor 2024, Marrëveshja do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke parashikuar mundësinë e zgjatjes për periudha të njëpasnjëshme, secila jo më e gjatë se pesë vjet.

“Me miratimin e këtij projektligji sigurojmë vazhdimësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë organizatë dhe ruajmë aksesin e sektorit shqiptar në standardet, informacionin, ekspertizën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar që ajo ofron”, tha ministri.

Ai nënvizoi gjithashtu se miratimi i ndryshimit nuk sjell kosto financiare shtesë për Buxhetin e Shtetit, ndërsa do të vijojë pagesa e kontributit vjetor ekzistues të Shqipërisë si vend anëtar, i mbuluar brenda buxhetit të miratuar të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Synimi ynë është që fermerët dhe operatorët shqiptarë të përfitojnë gjithnjë e më shumë nga rritja e cilësisë dhe e vlerës së prodhimit të tyre dhe që vaji shqiptar i ullirit të jetë një produkt gjithnjë e më i njohur dhe konkurrues”, deklaroi Salla, duke i ftuar deputetët të mbështesin projektligjin.

Marrë nga ATSH

Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në…