Gogu: Zgjidhja për pagat e magjistratëve duhet të mbrojë drejtësinë dhe paratë e qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në ekuilibër mbrojtjen e sistemit të drejtësisë dhe interesin financiar të qytetarëve.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi në Kuvend se zgjidhja e çështjes së pagave të magjistratëve duhet të mbajë në ekuilibër mbrojtjen e sistemit të drejtësisë dhe interesin financiar të qytetarëve.

Gjatë diskutimit të projektligjit për ndryshimet në pagat e magjistratëve, Gogu tha se Kuvendi ka dy detyra, atë të mbrojtjes së sistemit të drejtësisë dhe të mbrojtjes së çdo qindarke të qytetarëve shqiptarë që financojnë institucionet publike.

“Sot Kuvendi ka dy detyra, nga njëra anë duhet të mbrojë sistemin e drejtësisë dhe nga ana tjetër duhet të mbrojë çdo qindarkë të qytetarëve shqiptarë, të cilët paguajnë për atë drejtësi”, u shpreh Gogu.

Ministri argumentoi se afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese është kaluar dhe se Kuvendi po ndërhyn për të plotësuar boshllëkun e krijuar, përmes një ligji që përcakton rregullat për pagat e magjistratëve.

Sipas Gogut, vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton se detyrimi për miratimin e ndryshimeve ligjore i takon Kuvendit dhe jo qeverisë apo institucioneve të tjera.

“Detyrimi i Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme. Jo i qeverisë, jo i këshillave, ministrit të Drejtësisë, detyrimi i këtij Kuvendi”, tha ai.

Gogu theksoi se rregullat themelore për përcaktimin e pagave duhet të vendosen me ligj dhe jo përmes vendimeve të ndryshueshme të institucioneve të tjera. “Vetëm ligji është ai që e mbron gjyqtarin”, deklaroi Gogu.

Ai shtoi se paga e magjistratit, ashtu si edhe pagat e profesioneve të tjera në sektorin publik, duhet të përcaktohet përmes kuadrit ligjor.

Gogu u shpreh se në përcaktimin e pagave duhet të respektohet parimi që askush të mos ketë diskrecionin për të vendosur vetë pagën e tij.

“Ka vetëm një arkë dhe ajo është e qytetarit shqiptar, as e ministrave, qeverisë, gjyqtarëve, doktorëve, është arka e qytetarit, që e ruan ky Kuvend”.

Duke folur për zgjidhjen e propozuar, Gogu tha se ajo synon të ruajë raportet kushtetuese dhe të ndërthurë rritjen e pagave me mekanizmat për ruajtjen e vlerës së tyre.

Ministri i Drejtësisë theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar një shifër konkrete për pagat, por i ka lënë Kuvendit detyrën për të përcaktuar zgjidhjen përmes ligjit.

Më tej Gogu tha se “paga e gjyqtarit kalon vetëm nga një derë; paga e magjistratit kalon vetëm nga një derë; paga e doktorit kalon vetëm nga një derë; paga e infermierit kalon vetëm nga një derë; paga e zjarrfikësit kalon vetëm nga një derë. Dhe ajo derë është ligji. Ky është parimi që ka ndjekur kjo shumicë sot me atë projekt që ka ardhur dhe rregulli bazë që ka ndërtuar gjithë arkitekturën e pagave në këtë republikë është: askush nuk duhet të ketë diskrecionin t’ia caktojë vetes pagën e vet. Sepse kur dikush i cakton vetes pagën e vet, nuk është më një rregull i përgjithshëm, por është një përjashtim”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…