INSTAT: Eksportet rriten 1,6% në gusht, arrijnë në 20,5 miliardë lekë

Eksportet e mallrave arritën në 20,5 miliardë lekë në muajin gusht, duke u rritur me 1,6% krahasuar me gushtin e vitit 2025, ndërsa importet u rritën me 12,6%,, ose 75,6 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT.


Eksportet e mallrave arritën në 20,5 miliardë lekë në muajin gusht, duke u rritur me 1,6% krahasuar me gushtin e vitit 2025, ndërsa importet u rritën me 12,6%,, ose 75,6 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT.

Krahasuar me korrikun, eksportet shënuan rënie me 39%, ndërsa importet u ulën me 12,6%.

Deficiti tregtar në gusht arriti në 55 miliardë lekë, duke u rritur me 17,4% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe me 4,3% krahasuar me korrikun 2026.

Në rritjen vjetore të eksporteve me 1,6% ndikuan pozitivisht “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Ushqime, pije, duhan”, me nga 1,3 pikë përqindjeje secili, ndërsa “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kontribuoi me 0,7 pikë përqindjeje.

Në të kundërt, “Tekstile dhe këpucë” ndikuan negativisht me 2,9 pikë përqindjeje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0,6 pikë përqindjeje.

Në rritjen e importeve me 12,6% kontribuuan kryesisht “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me 4,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, me 3,5 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 1,8 pikë përqindje.

Sipas vendeve partnere, Italia shënoi rritjen më të madhe të eksporteve shqiptare, me 5%, e ndjekur nga Kosova me 1,5%. Ndërkohë, eksportet drejt Turqisë ranë me 54,1% dhe drejt Maqedonisë së Veriut me 5,6%.

Për importet, rritjen më të madhe e shënuan ato nga Kina, me 16,9%, dhe nga Italia me 2,2%, ndërsa importet nga Greqia ranë me 3,4% dhe nga Gjermania me 3,6%.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian përbënin 46,2% të tregtisë gjithsej. Eksportet drejt BE-së zunë 63,1% të eksporteve shqiptare, ndërsa importet nga vendet e BE-së përbënin 41,6% të importeve gjithsej.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Trafiku ajror rreth 18.3% më i madh se vitin e kaluar, mbi 13.5 milionë pasagjerë në Rinas

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të shënojë një rritje prej 18.3% gjatë vitit 2026, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parashikohet…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Trafiku ajror rreth 18.3% më i madh se vitin e kaluar, mbi 13.5 milionë pasagjerë në Rinas

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të shënojë një rritje prej 18.3% gjatë vitit 2026, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parashikohet…