BE 1.5 miliardë euro investime në Shqipëri, mes projekteve parku fotovoltaik në Belsh dhe ai lundrues në Vaun e Dejës

Mbështetja financiare e Bashkimit Evropian për Shqipërinë po shtrihet në disa sektorë, ku ndër fushat kryesore janë energjia dhe zhvillimi i infrastrukturës.


Mbështetja financiare e Bashkimit Evropian për Shqipërinë po shtrihet në disa sektorë, ku ndër fushat kryesore janë energjia dhe zhvillimi i infrastrukturës.

Sipas “Fichës së Energjisë – Shqipëria” të Komisionit Evropian, të përditësuar në fund të gushit, që prej vitit 2021, BE ka ofruar 588 milionë euro në kuadër të nismës “Global Gateway”.

Këto financime pritet të kontribuojnë në mobilizimin e rreth 1.5 miliardë eurove investime në total, veçanërisht përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Energjia është një prej sektorëve ku kjo mbështetje po materializohet përmes projekteve konkrete. Komisioni Evropian përmend centralin fotovoltaik 50 MW në Belsh dhe impiantin fotovoltaik lundrues në rezervuarin e Vaut të Dejës.

Për periudhën 2021–2027, BE ka angazhuar gjithashtu rreth 680 milionë euro asistencë financiare dhe teknike për Shqipërinë në kuadër të IPA III. Në këtë paketë përfshihen 80 milionë euro të Pakos së Mbështetjes për Energjinë, të miratuar në vitin 2023 për familjet vulnerabël dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe 50 milionë euro për energjinë e rinovueshme dhe eficiencën energjetike të ndërtesave.

Një tjetër instrument mbwshtetjeje financiare është Faciliteti për Reforma dhe Rritje (RGF), përmes të cilit Shqipërisë i është caktuar një alokim total prej 922.1 milionë eurosh për periudhën 2024–2027. Deri në maj 2026, nga ky instrument janw disbursuar 212.8 milionë euro.

Sipas të dhënave të Agjendës së Reformave, 127.9 milionë euro të këtij portofoli lidhen me sektorin e energjisë.

Vetëm pagesa e miratuar në maj 2026 ishte në vlerën 49 milionë euro, duke e çuar në 212.8 milionë euro shumën totale të disbursuar për Shqipërinë përmes Facilitetit për Reforma dhe Rritje.

Disbursimet në kuadër të këtij instrumenti lidhen me përmbushjen e reformave të dakorduara me BE-në dhe nuk përbëjnë një fond të lirë për investime energjetike. Fondet lidhen me përmbushjen e hapave të përcaktuar të reformave në fusha të ndryshme, përfshirë klimën e biznesit, energjinë, kapitalin njerëzor, digjitalizimin dhe shtetin e së drejtës.

Në sektorin energjetik, një prej projekteve konkrete të mbështetura përmes instrumenteve evropiane është parku fotovoltaik i Belshit, me kapacitet 50 MW. Projekti ka një vlerë rreth 42 milionë euro dhe përfshin një kredi prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe kontribut të BE-së përmes WBIF.

Ky park synon të rrisë prodhimin vendas të energjisë nga burimet diellore dhe të kontribuojë në diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike, duke ulur ekspozimin e sistemit ndaj luhatjeve të prodhimit hidroenergjetik.

Një tjetër investim është impianti fotovoltaik lundrues në Vau të Dejës, me kapacitet 12.9 MW. Sipas të dhënave të WBIF, projekti ka një vlerë investimi rreth 12.1 milionë euro, ku rreth 2.7 milionë euro janë grant, 7.48 milionë euro kredi nga BERZH dhe rreth 1.89 milionë euro kontribut kombëtar.

Impianti pritet të prodhojë më shumë se 18 GWh energji elektrike në vit dhe të shmangë rreth 8,700 tonë emetime CO₂ në vit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…