Spahiu: Avancon puna për pajisjen e QSUT-së me imazherinë hibride PET/CT
Shqipëria pritet të ketë për herë të parë pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, e cila do të instalohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Në këtë kuadër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi sot një takim me ekipin e QSUT-së që po punon për PET/SC.
Ndërkohë drejtoresha e QSUT-së, Rudina Degjoni, vizitoi Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) që ndodhet në Vjenë.
Ministrja Spahiu tha se “në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA), po përparon puna për realizimin e projektit PET/CT në QSUT.
Instalimi i kësaj pajisje është një hap madhor në diagnostikimin në fazë të hershme të sëmundjeve onkologjike”.
“Procesi po vijon paralelisht në nivel institucional dhe teknik, në Tiranë dhe Vjenë, ndërsa hapi i radhës do të jetë mbërritja në Shqipëri e ekipit teknik të ANEA-s”, tha Spahiu.
Ministrja Spahiu u shpreh se “ky është një investim i rëndësishëm që zgjeron kapacitetet diagnostikuese dhe forcon kujdesin e specializuar për pacientët”.
Kjo pajisje do të mundësojë një identifikim më të hershëm dhe të saktë të kancerit, duke rritur ndjeshëm seancat për trajtim efektiv dhe jetëgjatësisë.