
Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha
Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha, duke shënuar një hap të parë të rëndësishëm në misionin e saj diplomatik.

“Takimi rikonfirmoi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian”, shkruan ambasada zvicerane në postimin e saj në rrjetet sociale.


















