
Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së
Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.
Sipas medieve, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së 81-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, takim i cili do të mbahet nga data 21 deri më 28 shtator.
Gjithashtu po sipas të njëjtave burime, Rama do të zhvillojë takime edhe me diasporën shqiptare.
Burimi ATSH


















