Rama: Reforma territoriale synon organizim më racional dhe përfaqësim më të drejtpërdrejtë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Gjirokastër një takim informues me përfaqësues vendorë dhe qytetarë të qarkut, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Gjirokastër një takim informues me përfaqësues vendorë dhe qytetarë të qarkut, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.

Rama tha se reforma synon një organizim më racional të funksioneve në nivel vendor, duke sjellë ndryshime në mënyrën e organizimit të njësive administrative dhe përfaqësimit të qyteteve në këshillat bashkiakë.

“Qëllimi është të përshtatet një shpërndarje më racionale e disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla dhe që edhe vetë njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet”, u shpreh Rama.

Ai solli si shembull qytetet e qarkut Gjirokastër, duke theksuar se në rast të riorganizimit, qytete si Libohova, Memaliaj dhe Tepelena do të kenë përfaqësimin e tyre në këshillat bashkiakë.

“Në rregullimin e sotëm, çdo qytet do të drejtohet si qytet dhe do të jetë një pjesë e strukturës së bashkisë. Do të ketë përfaqësuesit e vet në këshillin bashkiak, do të ketë kuota të përcaktuara”, tha Rama.

Sipas tij, përfaqësimi në këshillat bashkiakë do të mundësojë që qytetet të kenë zërin e tyre edhe në vendimmarrjen dhe buxhetin e bashkisë.

Rama u shpreh gjithashtu dakord me shqetësimin se disa njësi administrative nuk funksionojnë siç duhet dhe nuk arrijnë të përmbushin funksionet për të cilat janë krijuar.

Diskutimet për Reformën Territoriale, sipas Kryeministrit, synojnë të adresojnë këto problematika dhe të krijojnë një organizim më funksional të qeverisjes vendore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…