Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të tij ndaj vendimit të Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve.


Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të tij ndaj vendimit të Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve.

Sipas tabelës së publikuar nga Rama, përfitimet e akumuluara për periudhën nga 1 prilli 2023 deri më 31 korrik 2026, ose 40 muaj, kanë një kosto totale prej 12 miliardë lekësh, e barasvlershme me rreth 130.5 milionë euro, sipas kursit zyrtar 1 euro = 91.94 lekë.

Tabela përcakton se një gjyqtar i shkallës së parë do të përfitonte në total 7,514,880 lekë, ose rreth 81,737 euro, me 605 përfitues.

Për Gjykatën e Lartë, KLGJ dhe kategori të tjera, përfitimi i akumuluar është 8,015,872 lekë, rreth 87,186 euro, për 74 përfitues.

Për gjyqtarët e shkallës së dytë, shuma e përfitimit të akumuluar arrin në 7,765,376 lekë, ose rreth 84,461 euro, për 170 përfitues.

Ndërsa për gjyqtarët e GJKKO-së dhe SPAK-ut, përfitimi i akumuluar për 40 muaj është 13,176,090 lekë, rreth 143,312 euro, për 35 përfitues.

Në tabelë bëhet e ditur se përllogaritja përfshin edhe funksione të tjera, mes tyre hetues, OPGJ dhe kategori të tjera.

Rama, në reagimin e tij në platformën “X”, tha se vendimi i Gjykatës Administrative nuk lidhet vetëm me rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe me kërkesën për pagesën e shumave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023.

“Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i Financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, shkroi Rama.

Kryeministri e cilësoi vendimmarrjen e Gjykatës Administrative si një rast ku përmes sigurimit të padisë kërkohet jo vetëm ndalimi i një akti, por kryerja e një akti.

Çështja pritet të shqyrtohet në Kuvend më datë 17 shtator.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të…

Global 360

“Marshi për liri”, Gucati: Kërkojmë drejtësi, jo rishkrim të historisë

“Marshi për Liri” po mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të…