“Pas Shkolle” në 408 shkolla, Kumbaro: Jo me detyrim, nxënësit zgjedhin aktivitetet

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditura sot detaje mbi programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditura sot detaje mbi programin “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin, duke synuar t’u ofrojë nxënësve mundësi për zhvillimin e talenteve, socializimin dhe angazhimin në aktivitete jashtë programit të detyruar mësimor.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale Kumbaro theksoi se programi “Pas Shkolle” nuk është i detyrueshëm dhe nuk është thjesht një vend ku fëmijët qëndrojnë derisa prindërit të mbarojnë punën.

“Ky është një program për fëmijët i ofruar nga 408 shkollat publike dhe në javët e para, prindërit bashkë me fëmijët do të kenë mundësinë të zgjedhin klubet dhe aktivitetet ku duan të jenë pjesë”, tha ministrja.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “ky nuk është një vend ku thjesht do të lëmë fëmijët derisa ne të mbarojmë punën. Nxënësit do të kenë mundësi të luajnë, të merren me art, të zhvillojnë talentet e tyre, si dhe, veçanërisht nxënësit e arsimit fillor, të marrin ndihmë nga mësuesit për kryerjen e detyrave të shtëpisë”.

Sipas ministres, programi synon gjithashtu të reduktojë kohën që fëmijët kalojnë përpara ekraneve dhe t’u krijojë më shumë mundësi për edukim dhe socializim përmes aktiviteteve sportive, artistike, kulturore, jetësore dhe të lidhura me natyrën.

“Qëllimi kryesor është që t’u japim mundësinë fëmijëve të zbulojnë talentet e tyre dhe të shkurtojnë kohën me të cilën rrinë në telefon”, tha Kumbaro.

Ajo sqaroi se programi nuk do të funksionojë sipas një orari të përshtatur për nevojat individuale të çdo familjeje, por do të organizohet në mënyrë të strukturuar nga shkollat. Programi do të ndërtohet përmes krijimit të klubeve, ndërsa prindërit dhe vetë nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin aktivitetet ku dëshirojnë të angazhohen.

“Do të jeni ju, prindër të dashur, që do të zgjidhni në cilin klub doni që fëmija juaj të aktivizohet. Do të pyesim fëmijët ku kanë dëshirë të jenë më aktivë dhe gjithë kjo bisedë do të çojë në krijimin e klubeve”, tha ministrja.

Paralelisht, informoi Kumbaro, vijon procesi i përzgjedhjes së trajnerëve që do të angazhohen në program.

“Thirrja është e hapur për mësues brenda shkollave, mësues aktivë, përfshirë edhe ata në pension, si dhe profesionistë nga fusha e artit dhe sportit, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara”, tha Kumbaro.

Ministrja kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes shkollave dhe prindërve, duke e cilësuar komunikimin e vazhdueshëm si çelësin e suksesit të programit.

Në çdo shkollë, drejtuesit dhe mësuesit do të kenë rol në informimin e prindërve, ndërsa një nëndrejtor i dedikuar do të koordinojë zbatimin e programit.

“Prandaj le t’i shfrytëzojmë këto ditë të para, këto javë të para për këtë komunikim intensiv me mirëkuptimin tuaj, duke mirëpritur çdo pyetje tjetër dhe ne do të jemi këtu për të dhënë çdo sqarim nga drejtori i shkollës, nëndrejtori në çdo shkollë do të jetë një nëndrejtor i dedikuar që do të koordinojë këtë punë deri tek mësuesja kujdestare e fëmijës tuaj. Vetëm komunikimi intensiv dhe reciprok do të na ndihmojë që ky program kaq i dëshiruar të jetë i suksesshëm”, u shpreh Kumbaro.

Kumbaro tha se “programi “Pas Shkolle” është zbatuar më herët në një fazë pilot, ndërsa këtë vit do të konsolidohet dhe shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Sipas ministres, rezultatet e këtij viti do të shërbejnë edhe për zgjerimin e mëtejshëm të programit në vitet e ardhshme”.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të…

Global 360

“Marshi për liri”, Gucati: Kërkojmë drejtësi, jo rishkrim të historisë

“Marshi për Liri” po mbahet sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e magjistratëve, Rama: 12 miliardë lekë përfitime të prapambetura për 40 muaj

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një tabelë me përllogaritjen e përfitimeve të prapambetura të magjistratëve, në kuadër të reagimit të…