Rama: Rikthimi i Deas pasuron thesarin e historisë dhe trashëgimisë kulturore

Dea e Butrintit, një prej veprave të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në qytetin antik të Butrintit.


Dea e Butrintit, një prej veprave të njohura të trashëgimisë arkeologjike shqiptare, është rikthyer në vendin ku u zbulua, në qytetin antik të Butrintit.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se kjo pasuron edhe më shumë thesarin e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.

“Lajm i bukur i rikthimit të Deas së Butrintit në shtëpinë e saj, duke pasuruar edhe më shumë thesarin e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore”, u shpreh Rama.

Rikthimi i Deas pasuron rrëfimin historik të Butrintit dhe u jep mundësi vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të rëndësishme të historisë, artit dhe trashëgimisë së përbashkët europiane.

Vetëm gjatë këtij viti, Butrinti ka pritur mbi 200 mijë vizitorë, duke vijuar të forcojë pozicionin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…