Rama: Nuk ka asnjë “flluskë” në sektorin e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri tani nuk ka simptomë të ndonjë një “flluske” në sektorin e ndërtimit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri tani nuk ka simptomë të ndonjë një “flluske” në sektorin e ndërtimit.

Në një intervistë për podkastin “Flasim Shqip”, Rama foli për sektorin e ndërtimit, por iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për para nga bota e krimit të futura në ndërtim.

“Transaksionet për shitjen e këtyre shtëpive sot, prej disa vitesh, edhe si pasojë e punës që ka bërë SPAK-u, patjetër, janë transparente”, theksoi kryeministri.

Duke folur për sigurinë në tregun e ndërtimit, Rama tha se “bankat bëjnë teste të vazhdueshme”.

“Ne i ndjekim këto dinamika edhe me agjencitë imobiliare, bëjmë kryqëzime. Banka e Shqipërisë ndjek. Nuk ka deri tani simptomë të një flluske, nuk kemi asnjë shenjë të tillë dhe edhe ajo përralla që janë 84.000 apartamente të pa shitura është një çmenduri”, shtoi ai.

Rama u ndal edhe te zhvillimi ekonomik i vendit, ndërsa shtoi se “është rritur konsumi dhe kemi rritje të përgjithshme të të ardhurave.

“Ne mbledhim më shumë të ardhura pa rritur taksën, ne kemi vite që nuk rrisim taksa. Nga vijnë këto? Një pjesë është formalizim. Po një pjesë tjetër është ekonomi dhe kjo vjen nga njerëzit që konsumojnë, nëse blihen më shumë pasuri të patundshme. Këto të gjitha tregojnë që këtu jemi në kushtet kur ekonomia është rritur realisht”, shtoi ai

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…