Rama për “Praninë besnike”: Hallet e qytetarëve do të kenë gjurmë të verifikueshme

Kryeministri Edi Rama pohoi se “Partia Socialiste, pavarësisht organizimit të fortë territorial dhe rezultatit prej 83 mandatesh në zgjedhjet e fundit, ka pasur mangësi në adresimin e drejtpërdrejtë të problemeve të qytetarëve”.


Kryeministri Edi Rama pohoi se “Partia Socialiste, pavarësisht organizimit të fortë territorial dhe rezultatit prej 83 mandatesh në zgjedhjet e fundit, ka pasur mangësi në adresimin e drejtpërdrejtë të problemeve të qytetarëve”.

Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, Rama tha se rezultati elektoral përbën njëkohësisht një mundësi dhe një përgjegjësi të madhe, për shkak të pritshmërive të larta që lidhen me mandatin e ri qeverisës.

“Këto 83 mandate janë bekim, por janë dhe mallkimi ynë dhe ky do jetë një mandat jashtëzakonisht i vështirë, sepse pritshmëritë janë shumë të larta”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar reagimit të Partisë Socialiste pas zhvillimeve të fundit, Rama tha se kishte pasur një moment “tulatjeje” dhe se shumë prej strukturave nuk e kishin kuptuar sa duhet nevojën për të ndryshuar qasjen ndaj qytetarit.

Sipas tij, PS-ja ka arritur të ndërtojë një organizim të fuqishëm në territor, por kjo nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me vëmendje ndaj problemeve konkrete të njerëzve.

“Duke u kujdesur për organizatën në çdo territor si makineri elektorale, ne kemi garantuar një fuqi të madhe në të gjithë hartën, por mungojmë pikërisht tek një pikë që është halli i njeriut”, tha Rama.

Ai theksoi se kjo nuk është thjesht çështje komunikimi, por lidhet me mënyrën se si qeverisja dhe strukturat politike dëgjojnë, ndjekin dhe u përgjigjen problemeve të qytetarëve.

Në këtë kuadër, Rama prezantoi BESËN dhe “Praninë Besnike” si pjesë të një reflektimi të ri strategjik. BESA, sipas tij, nuk është vetëm një term tradicional shqiptar, por edhe një akronim që nënkupton besim, empati, shërbim dhe angazhim.

“Nuk është ‘kërkoj besim pa të dhënë llogari’. Është: ‘Më kontrollo, kjo është BESA’”, tha Rama.

Ndërsa “Prania Besnike”, sipas Kryeministrit, lidhet me detyrimin për të qenë pranë qytetarit aty ku ai përballet me problemin.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…