Rama për protestën: Nëse nuk do të ishte emri i Kushner, nuk do merrte këto përmasa

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se përveç algoritmeve dhe ndërhyrjeve politike, në protestën kundër investimit të parashikuar në Zvërnec, ndikim pati edhe përfshirja e emrave të presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Jared Kushnerit.


Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se përveç algoritmeve dhe ndërhyrjeve politike, në protestën kundër investimit të parashikuar në Zvërnec, ndikim pati edhe përfshirja e emrave të presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Jared Kushnerit.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetares Rudina Xhunga në podkastin “Flasim Shqip”, Rama tha se “nëse nuk do të ishte emri i Kushnerit dhe emri i Trump në këtë projekt, jam i sigurt që kjo nuk do të merrte përmasat që mori”.

Sipas Ramës, protesta mori përmasa ndërkombëtare edhe për shkak të përfshirjes së forcave politike që janë kundër Trump.

“Gjithë pjesa anti-Trump në politikën ndërkombëtare gjeti në skenën e bulevardit një shesh beteje për të thirrur në duel Donald Trumpin dhe për ta mundur, me shqiptarët”, deklaroi Rama.

“Nëse pretendimet e rreme rrëzohen një për një me dokumenta, përveç se edhe me argumenta që lidhen me pse-në e interferencave të huaja apo me pse-në e kësaj ndërhyrjeje të madhe politike, pikëpyetjet që njerëzit kanë, ose ndjesitë shqetësuese që njerëzit kanë mbi pronën, mbi transparencën, mbi ndikimin mjedisor, aksesin publik në një investim të tillë do ketë akses, plazhi do jetë publik apo do mbyllet dhe raporti i këtij zhvillimi me interesin publik, janë të gjitha pyetje ose pikëpyetje legjitime. Pra, ne kemi detyrë që duhet ta luftojmë gënjeshtrën, por të mos shpallim armik çdo pikëpyetje, sepse nuk është e vërtetë”, pohoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…