Rama: Investimet në Sazan e Zvërnec tërheqin turizmin e vlerës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimi në Zvërnec dhe në Sazan pritet të sjellë investitorë të tjerë të nivelit të lartë në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimi në Zvërnec dhe në Sazan pritet të sjellë investitorë të tjerë të nivelit të lartë në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në “Flasim shqip”, Rama u ndal tek investimet e tjera të rëndësishme që pritet të pasojnë investimin në Sazan e Zvërnec.

“Ata do bëjnë një destinacion eksperience. Pra, aty do ketë shumë më tepër sesa vila. Do ketë hotele të nivelit më të lartë në botë, të cilat nuk vijnë në Shqipëri sot. Aty do ketë edhe të tjera gjëra që lidhen me shëndetin, kalërimin e tjerë”, shtoi Rama.

Po ashtu, Rama tha se bashkë me “Power Holding” po punohet për një projekt të rëndësishëm shëndetësie në zonën e Vlorës.

“Ata, jo vetëm do të ndërtojnë një spital të nivelit më të lartë në Zvërnec për të gjithë ata që duhet të vijnë. Ajo zonë nuk do jetë një zonë me gardh, me derë. Do ketë pjesë që nuk do shkosh dot, por do ketë plot pjesë të tjera, përfshirë dhe plazhin, që janë publike. Njerëzit mund të shkojnë siç shkojnë kudo. Nuk do jetë një komunitet i mbyllur”, shtoi Rama.

Rama shtoi se nga ana tjetër, po punohet dhe për projektin e spitalit të Vlorës, për ta kthyer dhe spitalin e Vlorës në një tjetër pikë referimi, për një nivel shumë më të lartë të shëndetësisë.

“Së bashku do ndërtojmë edhe banesa për ata që do punojnë aty. Këtu nuk bëhet fjalë për një zhvillim për të shfrytëzuar krahun e punës. Ky, këto lloj resortesh, këto lloj zhvillimesh, ky lloj zhvillimi që është unik në Europë, nuk e ka, nuk e ka Europa një të tillë sot, faktikisht, nuk bazohet te krahu i lirë i punës. Bazohet tek ekselenca në shërbim, tek punonjësit e kualifikuar dhe për këtë arsye ata po përgatisin, siç bëmë me “Fincantierin”, edhe marrëveshjen me shkollën e turizmit, me shkollat e turizmit në Shqipëri, që këta që janë sot në shkollat e turizmit të jenë punonjës të mundshëm të atij destinacioni”, tha Rama.

I pyetur nëse ka folur ndonjëherë me presidentin Donald Trump për këtë projekt, Rama u shpreh se nuk ka folur asnjëherë. “Asnjëherë, zero”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi mikpret zyrtarë të SHBA-së: Shqipëria, kontribuuese faktike e mbrojtjes kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes anëtarë të stafit të Senatit dhe Dhomës…