Karakaçi: Ndryshime ligjore për krijimin e Fondit të Eficiencës së Energjisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se interesi i qytetarëve për programet e eficiencës energjetike është i lartë.


Rreth 4 mijë familje kanë përfituar nga programet e eficiencës së energjisë për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, ndërsa qeveria po përgatit programe të reja për zgjerimin e mbështetjes për qytetarët dhe bizneset.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se interesi i qytetarëve për programet e eficiencës energjetike është i lartë.

“Ka shumë interes dhe ne kemi disa politika që po përpiqemi t’i zhvillojmë. Tani kemi përmbyllur me sukses dy programet e para të eficiencës së energjisë për panelet diellore për ujin e ngrohtë, ku kanë përfituar 4 mijë klientë familjarë që janë financuar me 70% të vlerës së investimit”, tha Karakaçi.

Ministri bëri të ditur se Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka programe edhe për rehabilitimin e pallateve dhe ndërtesave në qytete të caktuara, ndërsa po përgatitet një program më i gjerë për vitin 2027.

“Jemi duke përpiluar një program më agresiv për vitin 2027, për të kapur një gamë më të madhe të qyteteve”, u shpreh ai.

Karakaçi njoftoi gjithashtu se një nga masat që synohet të jetë në fuqi brenda këtij viti, në kuadër të direktivës për eficiencën e energjisë, është krijimi i një fondi për eficiencën e energjisë.

Sipas tij, përmes ndryshimeve ligjore parashikohet krijimi i këtij fondi, i cili do të ofrojë mbështetje financiare për qytetarët dhe bizneset për investime në eficiencën e energjisë.

Burimi ATSH

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë…