Shqipëria synon përdorimin e IA në Prokurimet publike brenda vjeshtës 2027

Shqipëria synon të përfshijë Inteligjencën Artificiale në proceset e prokurimit publik brenda vjeshtës së vitit 2027, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).


Shqipëria synon të përfshijë Inteligjencën Artificiale në proceset e prokurimit publik brenda vjeshtës së vitit 2027, në kuadër të bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

Marrëveshja “Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane” synon modernizimin e proceseve të prokurimit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, përmes ekspertizës dhe mbështetjes teknike të UNOPS.

Marrëveshja, e nënshkruar të mërkurën parashikon 6 muaj mbështetje teknike për Operatorin e Blerjeve të Përqendruara. Marrëveshja u nënshkrua nga administratori i OBP-së, Jonaid Myzyri, dhe drejtorja e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, Sabine Kania.

Bashkëpunimi do të fokusohet në rritjen e digjitalizimit dhe transparencës, zhvillimin e blerjeve strategjike dhe përdorimin e zgjidhjeve inovative në prokurimet publike.

Në këtë kuadwr, përdorimi i Inteligjencës Artificiale synon t’i bëjë proceset më efikase dhe të kontribuojë në uljen e kostove, duke sjellë një qasje të re në administrimin e prokurimeve publike.

Nisma Shqipëri-UNOPS synon gjithashtu përafrimin e proceseve me standardet ndërkombëtare, përmes teknologjisë dhe inovacionit, në funksion të një sistemi prokurimi më transparent dhe efikas.

Qeveria ka vendosur theksin tek teknologjia, si e vetmja rrugë për të luftuar korrupsionin, duke automatizuar proceset, ulur koston dhe rritur e cilësinë e shërbimeve publike.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…