Rama: Gjashtë programe të reja strehimi në kuadër të “Rilindja 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e Programit të ri Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e Programit të ri Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e prezantimit të këtij programi, Rama u shpreh se është një moment kur janë pjekur kushtet pas një pune intensive 1-vjeçare për të bërë publike piketat kryesore të Programit të ri Kombëtar të Strehimit.

Kryeministri theksoi se ky nuk është një program i ri kombëtar thjesht dhe vetëm financiar, por është një program i ri kombëtar si mishërim i një reforme strukturore shumë të thellë, e cila tanimë ka marrë formën e draftit ligjor.

Në këtë drejtim, Rama theksoi se së shpejti ky program do të kalojë në konsultim publik dhe pastaj në parlament për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në tërësi në rrugën e marrjes së një shtëpie.

Por Rama, nënvizoi se kjo nuk është një temë e nxehtë thjesht dhe vetëm në Shqipëri dhe nuk është një problem thjesht dhe vetëm lokal është një problem i madh europian.

“Sa më të zhvilluara janë vendet e Europës aq më i madh është ky problem. Ky është një nga ato rezultate të zhvillimit të këtyre viteve me të cilat duhet të përballemi në një formë tjetër, sepse tanimë zhvillimi i dekadës së fundit ka ndryshuar tërësisht optikën e njerëzve lidhur me vendin”, shtoi Rama.

Ndaj, kryeministri theksoi se Rilindja 2.0 është një vizion i ngritur në një nivel tjetër në një sërë aspektesh dhe strehimin e ka aspektin e vetë thelbësor.

Rama informoi se janë 6 programe të reja të cilat do të adresohen të gjitha së bashku në një reformë tërësore.

Gjashtë programet kryesore;

-Programi i banesave sociale me qira, ndërtime të reja të blera nga tregu ose përshtatje të objekteve të konfiskuara

-Banesa me kosto të ulët, me subvencion nga shteti të kredisë së marrë

-Përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël

-Program i veçantë infrastrukture në zonat informale për të adaptuar banesa të caktuara si banesa sociale

-Programi i banesave të përkohshme për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore

-Programi i banesave të veçanta të përshtatura për familjet apo individët me aftësi të kufizuara.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…