Shoqëria Civile me rol të ri në kujdesin alternativ, nga identifikimi i fëmijëve te mbështetja e bashkive

Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret, procedurat dhe mënyrën e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në mbështetjen e ofrimit të shërbimeve të kujdesit alternativ në familje.


Organizatat e shoqërisë civile mund të angazhohen tashmë në identifikimin e fëmijëve dhe familjeve në nevojë për kujdes alternativ, në promovimin dhe ndërgjegjësimin për kujdesin alternativ në familje, si dhe në mbështetjen e bashkive gjatë përgatitjes dhe ofrimit të shërbimeve.

Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret, procedurat dhe mënyrën e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në mbështetjen e ofrimit të shërbimeve të kujdesit alternativ në familje.

Vendimi i zbardhur në fletoren zyrtare, përcakton rolin që do të kenë organizatat e shoqërisë civile në këtë sistem, duke theksuar se ato do të ofrojnë mbështetje teknike dhe profesionale, pa të drejtë vendimmarrjeje.

Për t’u përfshirë në këtë sistem, organizatat e shoqërisë civile duhet të plotësojnë një sërë kriteresh ligjore, profesionale, organizative dhe financiare.

Ndër kriteret kryesore janë regjistrimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe përvoja e dokumentuar prej të paktën pesë vitesh në fushën e mbrojtjes së fëmijës, kujdesit alternativ ose shërbimeve sociale.

Në vendim thuhet se “organizatat duhet të kenë ekip multidisiplinar, të përbërë nga punonjës socialë ose psikologë të licencuar, të zbatojnë metodologji të strukturuara të menaxhimit të rastit dhe të disponojnë kapacitete për ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve sipas standardeve të cilësisë”.

Vendimi përcakton edhe kërkesa për qëndrueshmërinë financiare, kontrollin e brendshëm financiar dhe transparencën, ndërsa në aspektin e integritetit kërkohet verifikimi i stafit, përfshirë kontrollin e figurës për personat që punojnë me fëmijë, si dhe garantimi i mjediseve dhe praktikave të sigurta.

Plotësimi i këtyre kritereve do të vlerësohet nga një komision i ngritur me urdhër të kryetarit të bashkisë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse. Vlerësimi do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur dhe, kur të jetë e nevojshme, përmes verifikimeve në terren.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë përgjegjësinë për identifikimin e nevojave, shpalljen e procedurave transparente të përzgjedhjes, shqyrtimin e dokumentacionit, vlerësimin e kapaciteteve të organizatave dhe lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Në nivel kombëtar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të koordinojë zbatimin dhe harmonizimin e praktikave, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror do të ofrojë mbështetje teknike e metodologjike për njësitë vendore dhe do të monitorojë cilësinë e mbështetjes së ofruar nga organizatat.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…