Tarran për Reformën Territoriale: Shqipëria ta përcaktojë vetë numrin e bashkive

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Pogradeci se reforma territoriale ndodhet ende në fazën e diskutimeve dhe se deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.


Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi nga Pogradeci se reforma territoriale ndodhet ende në fazën e diskutimeve dhe se deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

I pyetur për ecurinë e konsultimeve, Tarran theksoi se OSBE-ja nuk imponon një model të caktuar për organizimin territorial dhe se i takon vetë Shqipërisë të përcaktojë mënyrën e organizimit administrativ.

“Shqipëria duhet ta përcaktojë vetë numrin e bashkive”, tha diplomati, duke nënvizuar se çdo shtet ka historinë, traditën dhe nevojat e veta specifike.

Tarran, duke iu referuar përvojës së vendeve anëtare të OSBE-së, tha se organizata përfaqëson 57 shtete, të cilat kanë sisteme të ndryshme të organizimit territorial.

Ai solli si shembull Francën, vendin e tij të origjinës, e cila ka rreth 35 mijë komuna, ndërsa vende të tjera kanë vetëm disa dhjetëra.

Sipas tij, nëse Shqipëria do të vijojë me 61 bashki, apo do ta ndryshojë këtë numër në 40, 100 ose më shumë, është një çështje që duhet të përcaktohet nga institucionet shqiptare.

Sa i përket korrektësisë së procedurave të ndjekura deri tani, kreu i Prezencës së OSBE-së tha se është ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar.

Ai theksoi se asnjë vendim nuk duhet të merret pa një proces të gjerë konsultimi, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal. Sipas tij, ky proces konsultimi është duke vijuar.

Deklaratat u bënë gjatë pjesëmarrjes së ambasadorit Tarran në mbledhjen e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në Pogradec, ku në fokus të diskutimeve ishte garantimi i sigurisë në institucionet arsimore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…