Pirdeni: 300 kredi banese me 0% interes për administratën, aplikimet deri më 25 shtator
“300 kredi për banesa me 0% interes do t’u ofrohen punonjësve të administratës publike, si një mundësi konkrete për mbështetjen e tyre dhe të familjeve të tyre, deklaroi ministrja e Administratës Publike, Ardea Pirdeni.

Sipas saj, “300 kredi banese me 0% interes nuk janë një premtim për nesër, por një mundësi reale sot”.
Në një mesazh në rrjete sociale ajo theksoi se skema u drejtohet punonjësve që kontribuojnë në sektorë të ndryshëm të shërbimit publik, përfshirë shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen, rendin dhe sigurinë publike.
Sipas ministres, mbështetja synon të lehtësojë barrën financiare të punonjësve që mbajnë përgjegjësi të rëndësishme dhe të krijojë më shumë mundësi për strehimin e tyre dhe të familjeve.
“Karriera në administratë duhet të të ndihmojë të ndërtosh jo vetëm të ardhmen në punë, por edhe në shtëpi”, u shpreh Pirdedi.
Aplikimet janë të hapura në e-Albania deri më 25 shtator.
Burimi ATSH