Rama vizitë në Vlorë: Parku “Aulona” do të kthehet në hapësirë të gjelbër për qytetarët

Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ndal fillimisht në parkun “Aulona”, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.


Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ndal fillimisht në parkun “Aulona”, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini, Rama pa nga afër hapësirat e ish-parkut “Aulona”, që pritet të transformohet në një park të gjelbër dhe hapësirë publike rekreative për qytetarët.

Sipas burimeve të korrespondentëve në medie, gjatë vizitës, Rama ka deklaruar se parku “Aulona” do të kthehet në një ambient publik.

Kjo do të sjellë shndërrimin në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.

Vizita e Ramës në Vlorë vijoi me një tjetër ndalesë përgjatë Lungomares, ndërsa mësohet se Kreu i Qeverisë zhvilloi një takim edhe në Universitetin “Ismail Qemali”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…