
Tavo takon ambasadoren e Izraelit, diskutime për projekte në fusha të ndryshme
Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo priti në takim ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg, me të cilën diskutoi mbi forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo priti në takim ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg, me të cilën diskutoi mbi forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tavo bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e projekteve në fusha të ndryshme.
“Kemi ndërtuar rrugë të mira dhe të vazhdueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me Ambasadën e Izraelit në Tiranë”, u shpreh Tavo.
Një tjetër temë e diskutuar ishte nxitja e ndërgjegjësimit qytetar dhe aktivizmit shoqëror, përmes mbështetjes dhe promovimit të vullnetarizmit.
Tavo theksoi se bashkëpunimi mund të shtrihet edhe në iniciativa që synojnë përfshirjen më të madhe të komunitetit dhe rritjen e angazhimit qytetar.
“Kemi nevojë për qytetarë më aktivë dhe më të angazhuar”, tha Tavo.
Burimi ATSH


















