“Agritourism AL”, platforma mundëson zbulimin e destinacioneve rurale

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se aplikacioni mund të shkarkohet në telefon ose të aksesohet online.


Aplikacioni “Agritourism AL” është kthyer tashmë në një platformë informimi për agroturizmin dhe destinacionet e turizmit rural në Shqipëri, duke u mundësuar turistëve dhe vizitorëve të planifikojnë udhëtimet dhe të zbulojnë oferta të lidhura me natyrën, gastronominë dhe traditën shqiptare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se aplikacioni mund të shkarkohet në telefon ose të aksesohet online.

“Përmes tij mund të gjenden agroturizme, kantina, kampingje, ture kulturore dhe destinacione të turizmit rural në zona të ndryshme të vendit”, tha Salla.

Agroturizmet, edhe pse kanë të përbashkët këtë emërtim, ofrojnë përvoja të ndryshme në varësi të zonës dhe rajonit ku ndodhen, kuzhinës tradicionale, arkitekturës autentike me motive të trashëguara dhe karakteristikave të tjera që i japin secilit destinacion identitetin e vet.

Agroturizëm AL është një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar.

Platforma përfshin gjithashtu informacione për ture dhe aktivitete agroturistike, ndërsa u jep mundësi edhe operatorëve të promovojnë aktivitetin e tyre përmes saj.
Sipas statistikave nga MBZHR, deri në fund të vitin 2025, numëroheshin mbi 200 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut të regjistrura nga këtë platformë, që u vlejnë agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë.

Falë mbështetjes me grante dhe lehtësive fiskale, agroturizmi është një realitet i ri për zonat rurale, në ndihmë të ekonomisë lokale sot e të asaj kombëtare nesër.

Burimi ATSH

Moreira de Sousa: Shqipëria në një fazë të re drejt BE-së, reformat duhet të zbatohen

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me hapjen e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Moreira de Sousa: Shqipëria në një fazë të re drejt BE-së, reformat duhet të zbatohen

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me hapjen e…