Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Valon Belën dhe Bekir Halimin, pas informacioneve dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.


Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Valon Belën dhe Bekir Halimin, pas informacioneve dhe konsultimeve me agjencitë e sigurisë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Lamallari bëri me dije se vendimi është marrë më 17 korrik në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ai theksoi se vendi nuk do të lejojë asnjë agjendë apo nxitje dhune kundër Shqipërisë, ndërsa Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të garantuar rendin publik.

“Në peshën e gjithë fakteve të ardhura nga aktiviteti i dy persona është krijuar perceptimi për t’i shpallur persona të padëshiruar në Shqipëri. Vendimi u mor më 17 korrik. Kam gjykuar se është me vend shpallja persona të padëshiruar dhe dëbimi i tyre jashtë Shqipërisë, për një periudhë 10-vjeçare”, tha ai.

“Kemi pasur konsultime me agjencinë e sigurisë. Sa më shumë i afrohemi familjes europiane ne duhet të sillemi si vend anëtar duke mos lejuar asnjë axhendë kundër vendit tonë. Flitet për informacione shumë të kufizuara dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjencitë”, theksoi Lamallari.

“Nuk hezitoja që të merrja vendime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për interesin kombëtar të vendit tim. Protesta u shfrytëzua nga vende jo mike. Minoranca nuk mund të pengojë pjesën tjetër të shoqërisë. Po abuzohet me protestat. Këtu vjen në lojë policia e shtetit, e cila duhet që të garantojë gërmë për gërmë rendin dhe sigurinë publike. Flitet për një demokraci. Ndërkohë është një nxitje e dhunës”, tha Lamallari.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…