Evakuohen 15 familje nga zjarri në Mallakastër, në terren FA, mjete zjarrfikëse dhe ajrore

Vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit në fshatin Riban, në bashkinë Mallakastër.


Vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit në fshatin Riban, në bashkinë Mallakastër.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Territorit, në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, strukturat vendore të Bashkisë Mallakastër, si dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.
Ndërhyrja po mbështetet nga ajri me një helikopter dhe një avion të Forcave të Armatosura.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu forca dhe mjete në mbështetje nga bashkitë Fier, Patos, Roskovec dhe Berat.

Operacioni po zhvillohet në koordinim mes strukturave të Mbrojtjes Civile, shërbimeve zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe njësive të qeverisjes vendore, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të vatrës dhe minimizimin e rrezikut për zonën.

Me heret Policia e Fierit njoftoi se për shkak të përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 15 familje, si dhe bagëtitë e kafshët e tyre shtëpiake, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe pronës.

Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e prekur nga flakët.

Policia apelon qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për qëllime të tjera dhe të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…