Ndryshon kriteri i të ardhurave për banesat me kosto të ulët, zgjerohet numri i përfituesve

Qeveria propozon zgjerimin e numrit të familjeve që mund të përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët, përmes ndryshimit të kriterit të të ardhurave


Qeveria propozon zgjerimin e numrit të familjeve që mund të përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët, përmes ndryshimit të kriterit të të ardhurave në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për strehimin social’”.

Konkretisht, kufiri i të ardhurave për përfitim propozohet të rritet nga 1/6 në 1/2 e vlerës mesatare të banesës në treg, duke u dhënë mundësi të aplikojnë edhe familjeve me të ardhura të moderuara dhe shtresës së mesme që aktualisht e kanë të vështirë të përballojnë çmimet e tregut.

Referuar këtij dokumenti, projektligji synon gjithashtu modernizimin e kuadrit ligjor për strehimin social, përmes krijimit të instrumenteve të reja financiare, zgjerimit të burimeve të financimit dhe rritjes së efektivitetit të programeve të strehimit.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimi i kriterit ekonomik vjen si përgjigje ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve të banesave dhe synon ta përshtatë programin me realitetin aktual të tregut, duke zgjeruar bazën e përfituesve.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e mekanizmit të Garancisë Sovrane për kreditë e lehtësuara të strehimit, zhvillimin e projekteve të banimit me destinacion të kombinuar, si dhe rritjen e rolit të sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale.

Sipas qeverisë, ndryshimet pritet të rrisin aksesin e qytetarëve në strehim të përballueshëm dhe të krijojnë një model më të qëndrueshëm për financimin e programeve të strehimit social.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Policia ka menaxhuar me maturi protestat

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari deklaroi ditën e sotme se Policia e Shtetit ka menaxhuar me maturi protestat…