Biblioteka Kombëtare dhe Agjencia e Diasporës do të promovojnë trashëgiminë dokumentare e kulturore brenda dhe jashtë vendit

Biblioteka Kombëtare dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare e kulturore shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

Marrëveshja parashikon zhvillimin e projekteve të përbashkëta, ekspozitave, konferencave, botimeve shkencore dhe nismave digjitale, me fokus forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve shqiptare dhe komuniteteve të diasporës.

Në kuadër të bashkëpunimit pritet të intensifikohet edhe koordinimi me ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare, përmes Agjencisë Kombëtare të Diasporës, duke krijuar mundësi të reja për promovimin e kulturës, historisë dhe trashëgimisë kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Sipas dy institucioneve, marrëveshja synon të ndërtojë ura të reja komunikimi me diasporën dhe të forcojë prezantimin e historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare përtej kufijve, duke e bërë trashëgiminë kombëtare pjesë të dialogut kulturor ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia