Jaupaj: Landfilli i Sherishtës, impianti më modern i menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspektoi sot Landfillin Sanitar të Sherishtës, duke e cilësuar atë si impiantin më modern të depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve në vend.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspektoi sot Landfillin Sanitar të Sherishtës, duke e cilësuar atë si impiantin më modern të depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve në vend.

Sipas Jaupajt, impianti është ndërtuar falë një investimi prej 12.5 milionë eurosh, në kuadër të Programit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Rajonin Vlorë Veri, të financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), sipas standardeve bashkëkohore europiane.

“Me një investim prej 12.5 milionë eurosh, Landfilli Sanitar i Sherishtës është impianti më modern i depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, pjesë e Programit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Rajonin Vlorë Veri, i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe i ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore europiane”, u shpreh Jaupaj.

Ai bëri të ditur se kompleksi përfshin dy qeliza depozitimi me sipërfaqe totale prej 5 hektarësh dhe kapacitet rreth 550 mijë ton mbetje, një impiant për ndarjen e mbetjeve të riciklueshme me kapacitet 220 ton për turn, si dhe një impiant modern për trajtimin e ujërave të ndotura me teknologjinë “Reverse Osmosis”, së bashku me të gjithë infrastrukturën mbështetëse të nevojshme për funksionimin e tij.

Sipas Jaupajt, që prej prillit 2025 të gjitha mbetjet urbane të Bashkisë Vlorë depozitohen në Landfillin e Sherishtës.

“Vetëm gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë menaxhuar rreth 29 mijë ton mbetje, me një mesatare prej 160 tonësh në ditë. Në këtë impiant punojnë 33 punonjës të Ndërmarrjes Publike Bashkiake të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane, të angazhuar çdo ditë për të garantuar një shërbim të sigurt dhe cilësor”, tha ai.

Ministri Jaupaj theksoi se ky investim nuk përfaqëson vetëm një infrastrukturë moderne, por edhe një hap konkret drejt mbrojtjes së mjedisit, përmirësimit të shëndetit publik dhe ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me standardet europiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Trefishim fondesh për eventet kulturore që nga koha kur morëm këtë detyrë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Trefishim fondesh për eventet kulturore që nga koha kur morëm këtë detyrë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë zhvilluar 1700…