Tatimet shtrijnë trajnimet në të gjithë vendin për aplikimin e kompensimit 10% të fermerëve

Administrata Tatimore ka vijuar takimet informuese në terren me fermerët dhe grumbulluesit, në kuadër të procesit të aplikimit për përfitimin e kompensimit 10%.


Administrata Tatimore ka vijuar takimet informuese në terren me fermerët dhe grumbulluesit, në kuadër të procesit të aplikimit për përfitimin e kompensimit 10%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se në qarkun e Shkodrës u zhvillua një sesion trajnimi, ku specialistët e administratës informuan pjesëmarrësit mbi procedurën e aplikimit për kompensimin 10% përmes autofaturës, përdorimin e platformës elektronike e-Filing, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe të drejtat dhe detyrimet e fermerëve dhe grumbulluesve.

Sipas Tatimeve, trajnimet synojnë të lehtësojnë procesin e aplikimit dhe të ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë për përfituesit, duke siguruar zhvillimin normal dhe në kohë të kësaj skeme mbështetëse.

Administrata Tatimore njoftoi se sesione të ngjashme informuese do të zhvillohen në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim rritjen e informimit të fermerëve dhe grumbulluesve për procedurat e aplikimit dhe përdorimin e shërbimeve elektronike.

Procesi i aplikimit për kompensimin 10% të fermerëve ka nisur më 21 korrik dhe zhvillohet përmes platformës e-Filing, ndërsa Administrata Tatimore ka angazhuar strukturat e saj në të gjithë vendin për të ofruar mbështetje teknike dhe udhëzime gjatë gjithë periudhës së aplikimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…