Fermerët përfitojnë nga kompensimi 10% i TVSH-së, aplikimet vijojnë deri më 31 korrik

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, u bëri sot thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar të përfitojnë nga kjo skemë, duke kujtuar se afati për dorëzimin e aplikimeve është data 31 korrik, për faturat e shitjeve të realizuara gjatë periudhës 1 janar–30 qershor.


Fermerët në mbarë vendin po përfitojnë nga skema e kompensimit në masën 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mbështetje financiare që synon të nxisë formalizimin e sektorit bujqësor, të rrisë të ardhurat e fermerëve dhe të fuqizojë prodhimin vendas.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, u bëri sot thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar të përfitojnë nga kjo skemë, duke kujtuar se afati për dorëzimin e aplikimeve është data 31 korrik, për faturat e shitjeve të realizuara gjatë periudhës 1 janar–30 qershor.

Në një postim në rrjetet sociale, Salla solli në vëmendje shembullin e Bashkim Kazazit nga Kavaja, i cili prej rreth 20 vitesh merret me bujqësi dhe kultivon rrush në rreth 25 dynym serra.

“Me Bashkim Kazazin nga Kavaja, i cili prej rreth 20 vitesh i është përkushtuar bujqësisë dhe sot kultivon rrush në rreth 25 dynym serra, ndërsa ka aplikuar edhe për kompensimin në masën 10% të vlerës së faturave të shitjes, ftoj të gjithë fermerët që të aplikojnë deri më 31 korrik për faturat e shitjeve të realizuara nga 1 janari deri më 30 qershor, duke përfituar nga një mbështetje konkrete që nxit formalizimin e sektorit, rritjen e të ardhurave dhe fuqizimin e prodhimit ‘Made in Albania’”, u shpreh Salla.

Vetë fermeri tregon se ka përfitur ndër vite nga skema e mbështjese si nga masa pëe subvencionimin e plasmasit në serra, për farat dhe fidanët dhe aktualisht nga skema e TVSH.

Skema e kompensimit 10% u jep mundësi fermerëve të përfitojnë rimbursim mbi vlerën e faturave të shitjes së produkteve bujqësore, duke inkurajuar njëkohësisht tregtimin e formalizuar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…