Kumbaro: Testimi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, më 19 gusht

Konkursi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2026–2027 do të zhvillohet më 19 gusht në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.


Konkursi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2026–2027 do të zhvillohet më 19 gusht në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Lajmi u bë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila theksoi se për të marrë pjesë në testin e pranimit, maturantët duhet fillimisht të përzgjedhin programet e studimit në portalin U-Albania dhe më pas të aplikojnë në e-Albania për regjistrimin në konkurs.

Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi/testi janë: Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë); Programet e Integruara të ciklit të dytë të studimeve, Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë); Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë).

Të drejtën për të zhvilluar konkursin/testin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët, të cilët kanë përzgjedhur programet e studimit të FAU-t si një nga 10-të programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht aplikimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.

Aplikimi për testin e pranimit dhe Testi i Pranimi është një i vetëm për të tre programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi.

Për të gjitha fazat/raundet e regjistrimit aplikanti duhet të ketë kryer testin e pranimit i cili do të zhvillohet vetëm një herë.

Çdo aplikant i paregjistruar për testin e pranimit (konkursin) brenda afateve të përcaktuara në këtë njoftim, edhe nëse ka përzgjedhur një nga programet e studimit si një nga 10 preferencat e tij, nuk do të ketë më të drejtën të konkurrojë për asnjë nga tre programet e studimit që FAU zhvillon me konkurs.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në testin e pranimit vetëm kandidatët të cilët kanë përzgjedhur programet e studimit të FAU-t si një nga dhjetë programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht aplikimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…