Rama: Kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka sot një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë duke u mbështetur te një gjeneratë e re mbrojtje përmes inteligjencës artificiale”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka sot një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë duke u mbështetur te një gjeneratë e re mbrojtje përmes inteligjencës artificiale”.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit” që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama kujtoi se vendi u përball me sulme agresive kibernetike.

“Edhe pse jemi sulmuar në në mënyrë agresive jemi përgjigjur duke ndërtuar një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë sot, duke u mbështetur te një gjeneratë e re mbrojtjeje mbështetur në inteligjencë artificiale”, shtoi Rama.

Por, sipas tij, vetëm mbrojtja kibernetike nuk është e mjaftueshme.

“Nëse mbrojmë infrastrukturën digjitale të shtetit, mendjet e qytetarëve tanë mbeten të pambrojtura ndaj manipulimit sistematik çdo herë që hap telefonat”, tha ai.

“Ne jemi në pararojë dhe kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata dezinformimi. Historia me gjasa do të na kujtojë jo vetëm si ata që qenë dëshmitarë të lindjes e ngritjes së inteligjencës artificiale, por si një brez të cilit ju desh të vendoste nëse e vërteta mund të mbetej më e fortë sesa manipulimi në një botë digjitale dhe kjo është një dilemë shumë e madhe sepse zgjedhja është shumë komplekse. Ne jemi demokraci dhe duam të mbetemi demokraci, por në të njëjtën kohë demokracitë ofrojnë hapësirë me shumë bujari edhe për miqtë e tyre dhe kjo është dilema e zgjedhja e vështirë që ne duhet të bëjmë”, shtoi ai.

Sfida sipas kryeministrit, është si ta mbrojmë hapësirën e informimit jo duke tkurrur liritë dhe duke ju trembur përparimit teknologjik, por duke e ankoruar tek vlerat demokratike.

“Jo duke u tërhequr në një izolim digjital, por duke ndërtuar një shoqëri të hapura me vetëbesim e kritike. Nuk dua të jem pesimist, por nuk jam shumë optimist për aq kohë sa nuk do të bëjmë dallimin e qartë e një ndarje të qartë midis lirisë së fjalës e shpërndarjes. E drejta për të shpërndarë informacion tek gjithkush, për t’ju thënë çdo gjë të tmerrshme nuk është e drejta për të folur apo për të pasur lirinë e fjalës”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…