“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

Me nisjen e pushimeve verore, kompania “Baltic Travel” ka konstatuar se shumë familje dhe çifte që po planifikojnë udhëtimet e tyre po zgjedhin gjithnjë e më shumë pushime me kohë më të shkurtër fluturimi brenda Evropës


Me nisjen e pushimeve verore, kompania “Baltic Travel” ka konstatuar se shumë familje dhe çifte që po planifikojnë udhëtimet e tyre po zgjedhin gjithnjë e më shumë pushime me kohë më të shkurtër fluturimi brenda Evropës, të mbështetur edhe nga një raport i ri që tregon se vizitorët britanikë po orientohen drejt destinacioneve më afër vendit të tyre, shkruan media britanike “Business Insider”.

Kërkimet e fundit tregojnë se të gjitha destinacionet ndërkombëtare më në trend, të kërkuara nga vizitorëve britanikë, janë evropiane, duke reflektuar një ndryshim në sjelljen e turistëve, të cilët duan udhëtime më të shkurtra, përvoja më autentike dhe kulturore, si dhe vende ku mund të mos kenë qenë më parë.

Ndryshimi i zakoneve të udhëtimit ndikon në rezervimet e pushimeve verore 2026

Ndërsa tendenca e përgjithshme tregon një rritje të kërkesës për pushime brenda Evropës, një tjetër gjetje e rëndësishme është se rritja më e madhe po vihet re në destinacione në zhvillim ose vende më pak tradicionale, pasi gjithnjë e më shumë turistë po kërkojnë pushime, shpesh larg resorteve me sistem “all-inclusive”.

Të dhënat tregojnë se, kërkimet për paketa pushimesh në Kroaci janë rritur me 273% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa kërkimet për pushime në Shqipëri janë rritur me 92%.

Të dyja vendet kanë regjistruar ndër kërkesat më të larta nga turistët dhe, në mënyrë interesante, të dyja njihen për peizazhet natyrore, vijat bregdetare të bukura dhe aktivitetet e ndryshme, si ecjet malore dhe sportet ujore.

Për pushuesit britanikë, koha më e shkurtër e fluturimit ka ndikuar gjithashtu në tërheqjen ndaj këtyre destinacioneve, pasi vizitorët kanë më shumë fleksibilitet për të rezervuar pushime të shkurtra në fundjavë ose pushime njëjavore.

Destinacionet e njohura evropiane si Italia, Portugalia dhe Spanja kanë vazhduar të kenë rezultate të mira, por specialistët e udhëtimeve kanë vënë re se shumë pushues po kërkojnë gjithnjë e më shumë të eksplorojnë zona më pak të njohura.

Pse turistët britanikë po kërkojnë destinacione të reja pushimi?

Bregdeti Adriatik i Kroacisë po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara të pushimeve në Evropë, falë ujërave të kristalta, qyteteve historike, fshatrave të vegjël plot hijeshi dhe mundësisë për të vizituar disa ishuj gjatë të njëjtit udhëtim.

Në të njëjtën kohë, Riviera Shqiptare ka ndërtuar gradualisht një reputacion gjatë viteve të fundit, falë plazheve té saj të pastra, vargmalet mahnitëse dhe raportin e shkëlqyer cilësi–çmim.

Një element i përbashkët është se të dyja vendet ofrojnë një alternativë ndaj disa prej resorteve më të mbipopulluara të Mesdheut.

“Po shohim një interes të jashtëzakonshëm nga turistët, që duan më shumë nga pushimet e tyre dhe që kërkojnë peizazhe të jashtëzakonshme dhe mot të ngrohtë brenda një kohe relativisht të shkurtër udhëtimi”, tha drejtoresha ekzekutive e “Baltic Travel”, Birthe Nielsen.

“Shumë prej tyre duan përvoja, jo vetëm diell, qoftë duke shijuar plazhe më të qeta me fëmijët e tyre, duke bërë ecje nëpër qafa malore dhe lugina, apo duke kaluar pushimet duke vizituar butikë, kafene dhe tregje në qytete të vjetra historike”, shtoi ajo.

Nuk është surprizë që Kroacia dhe Shqipëria janë bërë shumë më të njohura, pasi janë vende lehtësisht të arritshme nga Britania e Madhe, por që ofrojnë diçka ndryshe nga ajo që është zakonshme!”

Pritshmëri për ndryshime të vazhdueshme në prioritetet e turistëve

Në të gjithë sektorin e turizmit, kërkesa për pushime me distanca të shkurtra, ka ardhur duke u rritur vazhdimisht, pasi turistët po kërkojnë gjithnjë e më shumë, komoditet krahas përvojave autentike të udhëtimit.

Marrë nga ATSH

107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare

Më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërsa ndikimi i tij ishte…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare

Më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërsa ndikimi i tij ishte…