Rama: “Revolucioni i flamingove”, shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Revolucioni i flamingove” është shembulli konkret i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Revolucioni i flamingove” është shembulli konkret i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit” që po zhvillon punimet sot në Tiranë, Rama solli në vëmendjen edhe ndërhyrjet e huaja në të ashtuquajturin “Revolucion të flamingove”.

“‘Revolucioni i flamingove’ është në fakt një shembull i jashtëzakonshëm i një ‘çarjeje’ që u bë në fakt një mënyrë për të hyrë për armiqtë tanë dhe për të organizuar një operacion shumë të madh trollesh e avatarësh”, shtoi ai.

Rama theksoi se ndërkohë që ecim me vendosmëri drejt fazës së fundit të bisedimeve të anëtarësimit për Bashkimin Europian është thelbësore të forcojmë rezistencën kundër kërcënimeve hibride.

“Ky në fakt nuk është ushtrim burokratik, por një hap mjaft i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie rezistente, duke mos minuar në të njëjtën kohë vlerat e saj demokratike dhe mënyrën e saj demokratike të jetesës”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje hartën e të gjitha vendeve që janë pjesës së njëjtit proces për anëtarësuar në BE, ndërsa theksoi se sa më afër shkon një vend drejt Bashkimit Europian aq më shumë rreken aktorët e huaj përmes kësaj mënyre për të hyrë tinëz brenda e për të sulmuar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…