“Wizz Air” hap linjë direkte Palermo–Tiranë, fluturimet nisin më 27 tetor

Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar hapjen e një linje të re direkte mes Palermos dhe Tiranës, e cila do të jetë aktive gjatë gjithë vitit, sipas medias italiane “Italpress”


Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar hapjen e një linje të re direkte mes Palermos dhe Tiranës, e cila do të jetë aktive gjatë gjithë vitit, sipas medias italiane “Italpress”.

Fluturimi i parë është planifikuar për 27 tetor, ndërsa linja do të operohet tri herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Udhëtimet do të kryhen me avionë “Airbus A321neo”.

Lidhja e re ajrore, konsiderohet strategjike për forcimin e marrëdhënieve mes Siçilisë dhe Shqipërisë, të karakterizuara nga lidhje të forta historike, kulturore dhe ekonomike.

Sipas kompanisë, linja e re do të lehtësojë veçanërisht, lëvizjen e komunitetit me origjinë shqiptare që jeton në Siçili, duke krijuar mundësi më të mira për vizita familjare, shkëmbime kulturore dhe zhvillim të turizmit mes dy vendeve.

Linja Palermo–Tiranë do të zgjerojë rrjetin e “Wizz Air” nga aeroporti ndërkombëtar “Falcone Borsellino” i Palermos, i cili në vitin 2026 pritet të ketë 18 destinacione drejt 13 vendeve.

Administratori i kompanisë menaxhuese të aeroportit të Palermos, Gianfranco Battisti, e cilësoi hapjen e kësaj linje, si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ndërkombëtar të aeroportit.

“Ky nuk është vetëm një fluturim i ri, por një lidhje transporti, që forcon marrëdhëniet ekonomike, turistike dhe kulturore mes Siçilisë dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Wizz Air” do të zgjerojë më tej aktivitetin në Palermo gjatë vitit 2026, me hapjen e bazës së saj ajrore në aeroport dhe vendosjen e tre avionëve.

Përveç Tiranës, kompania do të hapë nga Palermo edhe linja të reja drejt Romës, Barcelonës, Pragës, Marakeshit, Dortmundit dhe Pizës.

Sipas “Wizz Air”, zgjerimi i rrjetit në Palermo, synon të rrisë lidhjet ajrore të Siçilisë me tregje të reja dhe ta bëjë udhëtimin ajror, më të aksesueshëm për pasagjerët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Hapet rruga për bashkëprodhime evropiane në seriale televizive

Industria audiovizuale shqiptare po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun ndërkombëtar.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Hapet rruga për bashkëprodhime evropiane në seriale televizive

Industria audiovizuale shqiptare po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun ndërkombëtar.