Shqipëria dorëzon ciklin e tretë të raportimit të Agjendës së Reformave pranë Komisionit Evropian

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) dorëzoi pranë Komisionit Evropian ciklin e tretë të raportimit në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (RGF).


Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) dorëzoi pranë Komisionit Evropian ciklin e tretë të raportimit në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (RGF).

Ky cikël përfshin 38 masa reformuese të shpërndarë në pesë fusha politikash.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në maj 2024, i ofron Shqipërisë mundësinë të përfitojë deri në 922 milionë euro në grante dhe hua të favorshme për periudhën 2024–2027. Këto fonde janë të kushtëzuara drejtpërdrejt nga zbatimi i masave të dakordësuara në Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, një mekanizëm që garanton transparencë dhe llogaridhënie në procesin e integrimit evropian.

Cikli i tretë strukturohet në dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë përfshin 18 masa reformuese të reja me afat qershor–dhjetor 2026. Këto masa përfaqësojnë angazhime të reja të Shqipërisë dhe mbulojnë fushat e mjedisit të biznesit dhe zhvillimit të sektorit privat, kapitalit njerëzor, digjitalizimit, si dhe energjisë dhe shtetit të së drejtës.

Referuar këtij komponenti, janë përmbushur 14 nga 17 hapat e planifikuar me afat qershor 2026, duke arritur një nivel realizimi prej 82.4%. Gjithashtu, Shqipëria ka përmbushur edhe 4 hapa të parashikuar për periudhën raportuese të dhjetorit 2026, të cilët raportohen përpara afatit të tyre.

Komponenti i dytë përfshin 20 hapa konsolidues të parashikuar nga mekanizmi RGF, gjatë së cilës hapat e cikleve të mëparshme thellohen dhe përmbyllen në përputhje me standardet e Komisionit Evropian. Për periudhën “grace period” të qershorit 2026 janë përmbushur të 10 hapat e planifikuar, duke shënuar një nivel realizimi prej 100%. 10 hapa raportohen të përmbushura dhe nga periudha raportuese e “grace period” të dhjetor 2026.

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të SASPAC dhe Koordinatore Kombëtare e Agjendës së Reformave, Eridana Çano “paraqitja e ciklit të tretë të raportimit dëshmon angazhimin e qëndrueshëm dhe të përshpejtuar të Shqipërisë ndaj Agjendës së Reformave dhe rrugëtimit evropian”.

Çdo masë e raportuar, sipas saj, “është rezultat i punës ndërinstitucionale dhe i vullnetit për të ofruar rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset shqiptare”.

Masat e ciklit të tretë mbulojnë fusha si: mjedisi i biznesit dhe zhvillimi i sektorit privat; kapitali njerëzor; digjitalizimi; energjia dhe tranzicioni i gjelbër; shteti i së drejtës.

Vlerësimi i suksesshëm i këtyre masave nga Komisioni Evropian do të mundësojë disbursimin e deri në 215.4 milionë eurove nga të cilat,

100.2 milionë euro do të disbursohen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa rreth 115.2 milionë euro do të kanalizohen përmes WBIF-it për financimin e investimeve strategjike në vend.

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) është institucioni kryesor shqiptar përgjegjës për koordinimin e mbështetjes financiare të BE-së dhe zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Europexplores” Shqipëria merr kurorën si destinacioni më i mirë i udhëtimeve në Evropë

Shqipëria po tërheq vëmendje në rritje në hapësirën turistike evropiane, ndërsa platforma e udhëtimeve “Europexplores” e ka prezantuar vendin si…