Mbyllja e kapitujve për arsimin, Kumbaro: Fryt i reformave dhe një pune të bërë me përkushtim ndër vite

Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të integrimit në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri -Bashkimi Europian, dje në Bruksel.


Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të integrimit në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri -Bashkimi Europian, dje në Bruksel.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama pas përfundimit me sukses të negociatave për dy kapitujt, e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Mbyllja e negociatave për Kapitullin 25 ‘Shkenca dhe Kërkimi Shkencor’ dhe Kapitullin 26 ‘Arsimi dhe Kultura’, përpos të qenit një sukses teknik në procesin e integrimit, është mbi të gjitha një dëshmi se kur vizioni shoqërohet me punë intensive, rezultatet vijnë”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se kjo arritje është fryt i një procesi të gjatë, me reforma, punë intensive dhe angazhim të vazhdueshëm të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, duke nënvizuar se arsimi ishte fusha që i hapi rrugën mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.

Në mesazhin e saj, Kumbaro vlerësoi mbështetjen dhe vlerësimin e dhënë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos duke e konsideruar atë një konfirmim të progresit të Shqipërisë në fushën e arsimit.

“Faleminderit Komisioneres Marta Kos, që në arritjet e Ministrisë së Arsimit evidentoi si sukses krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, krah shumë nismash e reformash të kryera”, u shpreh ajo.

Kumbaro falenderoi edhe parardhëset e saj ne këtë detyrë për punën dhe angazhimin në këtë proces.

“Mirënjohje për të gjitha ekipet e Arsimit që kanë negociuar e kontribuar në këtë proces, si dhe për katër koleget e mia ministre, Lindita Nikolla, Besa Shahini, Evis Kushi dhe Ogerta Manastirliu, që ma bënë shumë më të lehtë këtë etapë të fundit, por edhe për çdo koleg që kontribuoi në këtë rrugëtim, shpesh larg vëmendjes publike, por gjithmonë me bindjen se puna për arsimin është investimi më i mirë për Shqipërinë europiane”, u shpreh Kumbaro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…