Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it në Shqipëri: Forcojmë bashkëpunimin për projekte strategjike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në një takim drejtorin e ri të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, Hannes Takacs, i cili shoqërohej nga drejtuesja e deritanishme Ekaterina Solovova dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në një takim drejtorin e ri të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, Hannes Takacs, i cili shoqërohej nga drejtuesja e deritanishme Ekaterina Solovova dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Gjatë takimit u vlerësua partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet qeverisë shqiptare dhe BERZH-it, si një nga institucionet financiare ndërkombëtare që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në financimin e projekteve strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Malaj shprehu vlerësimin për kontributin e dhënë nga Ekaterina Solovova gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Shqipëri, duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm.

Njëkohësisht, duke i uruar mirëseardhjen Hannes Takacs, Malaj shprehu besimin se partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH-it do të vijojë të forcohet edhe më tej.

Ministri Malaj nënvizoi rolin e rëndësishëm të BERZH-it në financimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit, duke theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimit në sektorë prioritarë, në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Nga ana e tij, drejtori i ri i BERZH-it, Hannes Takacs, rikonfirmoi angazhimin e institucionit për të vijuar mbështetjen ndaj Shqipërisë përmes financimit të projekteve që nxisin rritjen ekonomike, modernizimin e infrastrukturës, tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e sektorit privat.

Takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar ecurinë e projekteve në zbatim, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në iniciativa të reja me interes të përbashkët.

BERZH ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë. Që prej vitit 1992, Banka ka angazhuar mbi 1,1 miliardë euro në financimin e projekteve në sektorët e transportit, energjisë, shërbimeve financiare dhe fusha të tjera prioritare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…