Mbikëqyrja e tregjeve financiare jobankare, AMF progres në përafrimin e kuadrit ligjor me BE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) raportoi në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale se gjatë vitit 2025 ka shënuar progres në përafrimin e kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Evropian


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) raportoi në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale se gjatë vitit 2025 ka shënuar progres në përafrimin e kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Evropian, forcimin e mbikëqyrjes së tregjeve financiare jobankare dhe modernizimin e sistemeve të raportimit, në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit.

Gjatë raportimit të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali, theksoi se një pjesë e rekomandimeve të Kuvendit vijojnë të zbatohen në kuadër të përafrimit të legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian dhe përgatitjes së tregjeve për arkitekturën e re rregullatore.

Xhemali tha se, “gjatë vitit 2025 është avancuar puna për zbatimin e Solvency II, përgatitjet për Standardin Ndërkombëtar të Raportimit Financiar 17 (SNRF 17), përshtatjen e tregut të pensioneve private me kuadrin e ri ligjor, si dhe monitorimin e tregut të fondeve të investimit. Po ashtu, është punuar për modernizimin e sistemeve të raportimit dhe transformimin digjital të institucionit”.

Ajo theksoi se Autoriteti mbetet i angazhuar në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës institucionale, edukimin financiar dhe përafrimin e plotë të kuadrit ligjor e praktikave mbikëqyrëse me standardet e Bashkimit Evropian.

Anëtarët e Komisionit vlerësuan progresin e AMF-së, veçanërisht në procesin e harmonizimit të legjislacionit me acquis të BE-së, ndërsa shprehën mbështetjen për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në përfundim të raportimit, Autoriteti rikonfirmoi angazhimin për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare jobankare.

/ATSH

Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Receta elektronike në sistemin e farmacive, nis vlerësimi i kategorive vulnerabël

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës