KAYO marrëveshje me Fincantieri për industrinë detare, Folgiero: 500 vende pune, deri në 2030 do ndërtojmë 10 mjete lundruese

Në bazën e Pashalimanit në Vlorë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u nënshkrua sot Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare Fincantieri, kompanisë shtetërore KAYO dhe shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.


Në bazën e Pashalimanit në Vlorë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u nënshkrua sot Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare Fincantieri, kompanisë shtetërore KAYO dhe shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

Drejtori ekzekutiv i Fincantieri-t, Pierroberto Folgiero, theksoi në fjalën e tij se pjesa më e rëndësishme nuk ka të bëjë vetëm me pjesën e kantierit të ndërtimit, por edhe me burimet njerëzore.

Folgiero deklaroi se suksesi i industrisë së ndërtimit të anijeve varet mbi të gjitha nga kapitali njerëzor, duke theksuar se kompania synon të investojë në formimin e profesionistëve.

“Fincantieri nuk është thjesht një ndërtues anijesh por është një orkestrues i njerëzve të talentuar. Pra pa njerëzit nuk ka industri dhe nuk ka sukses. Ne kemi 230 vite histori ku kemi ndërtuar mijëra anije, kemi 18 punishte që nga SHBA deri ën Vietnam për ndërtimin e anijeve. Kemi 9 miliard euro të ardhura, pra jemi trashëgimia e industrisë nga njëra anë, por nuk do të jemi këtu për 10 vitet e ardhshme nëse nuk tërheqim njerëz të talentuar për të punuar në punishtet tona të anijeve”, tha ai.

Sipas Folgiero-s, ndërtimi i anijeve mbetet një industri ku faktori njerëzor është vendimtar, ndërsa çdo euro e investuar në këtë sektor gjeneron të paktën katërfishin e vlerës në ekonomi.

Ai bëri të ditur se synimi është krijimi gradual i një ekosistemi që nis nga kapitali njerëzor dhe shtrihet në zhvillimin ekonomik e social përmes ndërtimit të anijeve.

“Ndërtimi i anijeve para çdo gjëje tjetër është një punë që bëhet nga njerëzit. Çdo euro e investuar në ndërtimin e anijeve, më pas shumëzohet me të paktën 4 herë. Jemi këtu për të krijuar në mënyrë progresive, një ekosistem i cili fillon nga kapitali njerëzor, por gjithashtu përkthehet në një set up më të gjerë ekonomik dhe ekosistem social së bashku me kantieret e ndërtimit. Do të kemi të paktën 500 njerëz, por shikojmë mundësinë për krijimin e konkurrencës, pasi na duhen profesione të ndryshme, si elektricist, mekanik, inxhinierë dhe njerëz me aftësi të larta dhe profesionistë, kjo është ajo që po kërkojmë”, tha Folgiero.

Folgiero theksoi se memorandumi i nënshkruar me KAYO dhe shkollën “Pavarësia” synon bashkëpunimin në përgatitjen e nxënësve dhe vazhdimin e mbështetjes edhe pas diplomimit të tyre.

“Ajo që po nënshkruajmë sot është në memorandum mirëkuptimi mes Fincantierit, KAYO dhe shkollës suaj shkollës “Pavarësia” të Vlorës. Dhe kjo bëhet që të jemi sa më efektiv të jetë e mundur në mënyrë të menjëhershme. Kemi idenë si të bashkëpunojmë me shkollën, por edhe pas diplomimit të studentëve. Do të vijojmë bashkëpunimin në 2026 që të jemi në gjendje gatishmërie në 2027”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, drejtori ekzekutiv i Fincantieri-t njoftoi se kompania planifikon të ndërtojë 10 mjete lundruese gjatë periudhës 2026–2030.

“Mendojmë të ndërtojmë 10 mjete lundruese në periudhën 2026-2030 dhe kemi projekte të qarta, do të jenë anije deri ne 80 metra. Duam të rritemi më tej dhe të zgjerohemi më shumë në çdo lloj mundësie të mundur. Ky është projekti”, tha Folgiero.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…