“Nautica” sjell në Durrës 665 turistë nga e gjithë bota

Autoriteti Portual njoftoi se Porti i Durrësit mirëpriti sot edhe një tjetër anije kroçierë, “Nautica”, e cila rikthehet sërish në qytet në kuadër të itinerareve të saj mesdhetare.


Durrësi me plazhet dhe trashëgiminë historike e kulturore vijon të tërheqë turistë gjatë gjithë vitit por sidomos në sezonin veror kur vizitorët mbërrijnë edhe nga deti.

Kështu, 665 turistë nga e gjithë bota u ndalën në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”.

Autoriteti Portual njoftoi se Porti i Durrësit mirëpriti sot edhe një tjetër anije kroçierë, “Nautica”, e cila rikthehet sërish në qytet në kuadër të itinerareve të saj mesdhetare.

Turistët janë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera të botës.

Me gjatësi 181 metra, “Nautica” lundron nën flamurin e Ishujve Marshall dhe është pjesë e flotës së Oceania Cruises, e njohur për udhëtimet luksoze dhe itineraret që përfshijnë disa nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut.

Gjatë ndalesës në Durrës, turistët do të vizitojnë qytetin dhe destinacione të tjera me rëndësi historike e kulturore, duke njohur nga afër trashëgiminë dhe mikpritjen shqiptare.

Me mbërritjet e njëpasnjëshme të anijeve turistike, Porti i Durrësit ka hyrë zyrtarisht në sezonin e kroçerave, duke mirëpritur vizitorë nga e gjithë bota dhe duke forcuar rolin e tij si porta kryesore detare e turizmit në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Ulje të tarifave për dokumentet e identitetit për kategoritë në nevojë

Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e…